Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

September 25, 2021

TIRANË/ I akuzuar për korrupsion, arrestohet punonjësi i policisë rrugore (EMRI)

2 min read

Ilustrim

TIRANË– SHCBA ka arrestuar për korrupsion një punonjës të policisë rrugore.

Ditën e sotme shtetasi 54-vjeçar, Zyber Halili është vënë në pranga për korrupsion pasiv, si edhe shpërdorim detyre.

Nga hetimet, rezulton se Halili, gjatë ushtrimit të detyrës, ka marrë një shumë parash nga shtetasi me iniciale K.M.

Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar  shtetasit K.T, 20 vjeç për veprën penale “Moskallzim i krimit” dhe  K.M, 26 vjeç për veprën penale “Korrupsion aktiv”.

NJOFTIMI NGA SHÇBA

 

 

Tiranë – SHÇBA arreston një punonjës policie për korrupsion, procedohen në gjendje të lirë 2 persona

Në kuadër të procedimit penal nr. 5236 të vitit 2021, sot u bë ndalimi i punonjësit të policisë Z.H., 54 vjeç, efektiv pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, dy shtetas:

– K.T., 20 vjeç për veprën penale “Moskallzim i krimit”;

– K.M., 26 vjeç për veprën penale “Korrupsion aktiv”.

Nga provat e administruara, dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës, punonjësi i policisë ka marrë një shumë parash nga shtetasi K.M.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe nëse ka të implikuar të tjerë të mundshëm.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

/Zoguu.al/

Open chat
Raporto!