
Tiranë/ Plagos me thikë 5 persona brenda në xhami, arrestohet autori
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”, tek Rruga e Kavajës, ku një person ka plagosur 5 persona që po kryenin ritualin e faljes brenda në xhami.
Mësohet se autori është Rudolf NIkollaj, i cili ishte në kërkim për një plagosje të bërë më parë, me ndërhyrjen e forcave policore autori është neutralizuar dhe ndodhet nën arrest.
Ndërkohë të plagosur kanë mbetur Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç.
Nga sa mësohet ato ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.