
Trafikonte lëndë narkotike, Gjykata e Sarandës vendos masën “arrest me burg” për efektivin e ‘’Shqiponjave’
SARANDË– Gjykata e Sarandës ka vendosur masën “arrest me burg” për efektivin e ‘’Shqiponjave’’ Lavdosh Metaj, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Ai u arrestua 3 ditë më parë, teksa hetimet rreth tij kishin nisur disa muaj më parë Nga provat e mbledhura rezultoi se 38-vjecari kryente në mënyrë sistematike shpërndarje të narkotikëve në lokale me muzikë në Sarandë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 5 gramë kokainë, e ndarë në 11 doza, një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë dhe një peshore që përdorej për peshimin e saj për ta ndarë në doza.
Në seancën gjyqësore, Metaj nuk e ka pranuar akuzën duke thënë se kokainën e mbante në shtëpi për përdorim personal, ndërsa tha se do të apelojë vendimin e Shkallës së Parë.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.