
Trupa të pajetë në breg të lumit, qeveria indiane: Mund të jenë për shkak të COVID-19
NEW DELHI– Qeveria indiane ka deklaruar se hedhja e trupave të pajetë në lumin Gang mund të jetë si pasojë e situatës së jashtëzakonshme e COVID-19 me të cilën po përballet vendi. Sipas tyre, kjo është një gjendje alarmante.
“Vendi po përballet me një situatë të jashtëzakonshme ku numri i rasteve me koronavirus dhe vdekjeve është rritur në shumë shtete së fundmi. Kohët e fundit janë raportuar hedhje trupash të pajetë/kufoma pjesërisht të djegura ose të dekompozuara në lumin Gang dhe degët e tij. Kjo është e pahijshme dhe alarmante,” thuhet në deklaratë.
India po përballet me një valë të dytë të koronavirusit, e cila ka shkaktuar shumë dëme. Shumë trupa të pajetë janë gjetur në breg të lumit Gang dhe shumë kufoma janë gjetur të groposura përgjatë shtratit të lumit.
Prej 10 ditëve në Indinë lindore janë gjetur kufoma të dekompozuara në breg të lumit. Në rrethin Buxar të Bihar janë gjetur 71 trupa. Shkaku i vdekjes nuk dihet, por ato do të digjen.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.