
U arrestua gjatë operacionit antidrogë, ish-nënkomisari i policisë së Fierit hidhet nga kati i dytë i banesës për t’i shpëtuar SPAK
FIER– Ish-nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj u arrestua gjatë operacionit antidrogë që po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe shqiptare.
Në momentin që policia ka shkuar në banesën e tij për ta vënë në pranga, mësohet se ai është hedhur nga kati i dytë i banesës.
Ai ka pësuar fraktura në këmbë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është dërguar drejt Tiranës.
Të gjithë personat e arrestuar nga SPAK gjatë operacionit ndërkombëtar të drogës, korrupsionit dhe pastrimit të parave, po dërgohen drejt Tiranës.
Operacioni po vijon në shtetin e Italisë, Spanjës Malit te Zi dhe Shqipërisë, ku janë sekuestruar miliona euro nga veprimtaria kriminale e të arrestuarve.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.