U bë nënë për herë të dytë, aktorja e njohur publikon imazhin e ëmbël dhe zbulon emrin e veçantë

Koha e leximit42 sekonta

Shay Mitchell ka publikuar foton e parë të vajzës që sapo ka sjellë në jetë. Të shtunën, aktorja e Pretty Little Liars konfirmoi se së fundmi kishte sjellë në jetë një vajzë, fëmijën e saj të dytë me partnerin prej shumë vitesh, Matte Babel.

Një ditë më pas, Shay ndau në rrjete sociale një foto teksa mban në kraharor vajzën, të cilën e ka quajtur Rome, në nderim të gjyshes së saj të ndjerë. Modelja dhe Matte janë gjithashtu prindër të një vajze dy vjeçare Atlas.

“Humbja e personit më të rëndësishëm në jetën time në të njëjtin vit që mirëprita vajzën time të dytë, ka ndryshuar gjithçka për mua, por një gjë mbetet e qëndrueshme në shpirtin tim – jam e sigurt që ata kaluan kohë së bashku dhe kjo më sjell paqe dhe gëzim.”, ka shkruar Shay. /abcnews.al

 

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Koreja e Veriut teston raketa potencialisht të afta për mbushje bërthamore
Next post Ndryshimi i ri në Messenger, çfarë do t’u ofrojë përdoruesve