
U përleshën dhe goditën njëri-tjetrin për prona, arrestohen 4 persona në Durrës
DURRËS– Një grup personash janë përfshirë në një sherr mes njëri-tjetrit, ku janë goditur me sende të forta dhe si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie dhe më pas kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. Gj., 32 vjeç, T. Gj., 30 vjeç (vëllezër), R. H., 45 vjeç dhe H. Gj., 30 vjeç, ku ky i fundit ka pësuar dëmtime të lehta në trup. Ata janë banues në Manzë, Radë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. Gj., 32 vjeç, T. Gj., 30 vjeç (vëllezër), R. H., 45 vjeç dhe H. Gj., 30 vjeç, banues në Manzë, Radë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. Gj. u gjet dhe u sekuestrua armë e ftohtë (thikë), të cilën e kishte pa leje.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi B. Gj. (i ati i shtetasit H. Gj.), 64 vjeç, banues në Manzë, Radë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.