
Ilustrim
SHKODËR– Duke u përpjekur të realizonte një video për “TikTok”, i mituri 10-vjeçar ka humbur jetën në njësinë Guri i Zi në qytetin e Shkodrës.
10 vjeçari me iniciale N.Y ka qenë duke u përpjekur për të realizuar një video sikur po vetëvritej për ta hedhur në “TikTok”, por e gjithë kjo është kthyer në një ngjarje fatale.
Për të realizuar këtë video ai ka hipur në një mjet, por brenda pak minutash mjeti lëvizi dhe i mituri ka mbetur i varur ku për pasojë ka ndërruar jetë. Familjarët e kanë gjetur të parët dhe janë munduar ti japin ndihmën e shpejtë, por pa rezultat.
I mituri ishte nxënës i shkollës “Atë Gjon Karma”, në njësinë Guri i Zi. Burime nga shkolla bëjnë të ditur se djali nuk ka qenë problematik, por përkundrazi, ka qenë i qetë dhe nxënës i mirë në mësime.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore ku kanë hetuar ngjarjen.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.