Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

July 30, 2021

“Uji vjen me mik”, qytetari denoncon: Që prej 8 ditësh nuk kemi furnizim, e paguajmë rregullisht

1 min read

Foto ilustruese!

KAMËZ– Edhe pas investimit prej 27 milionë eurosh si kredi koncensionare të dhënë nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Bovilla nuk i furnizoi dot banorët me ujë 24 orë, ashtu sikurse u premtua dhe trumbetua gjatë inaugurimit të këtij investimi madhor më 16 korrik 2020.

3 lagje në Babrru, Kamëz, janë pa furnizim me ujë që prej 8 ditësh.

Me anë të një denoncimi që ka mbërritur mëngjesin e sotëm në redaksinë e Zoguu.al, një qytetar thotë se edhe pse jemi ankuar nuk na përgjigjet njeri ose na nxjerrin justifikime.

Qyetari i cili dëshiron të mbetet anonim ka pohuar se uji shkon në disa lagje me mik ndërsa në disa të tjera vetëm gjysëm ore.

Ai thotë se edhe pse ujin e paguajnë çdo muaj rregullisht, ky shërbim nuk ofrohet.

/Zoguu.al/