
Ilustrim
LUBJANË– Duke nisur nga data 1 tetor, Sllovenia njoftoi se të gjithë punonjësit e sektorit publik duhet të vaksinohen, pasi në të kundërt do të humbasin vendin e tyre të punës.
Ky vendim do të prekë rreth 31 mijë njerëz, përfshirë nëpunësit civilë, policët dhe ushtarët.
“Ata mund të humbasin punën nëse refuzojnë të vaksinohen dhe detyra e tyre nuk i lejon ata të punojnë nga shtëpia”, tha Qeveria në njoftim.
Ministri i Administratës Publike, Bosjtan Koritnik, në një konferencë për media në Lubjanë u shpreh se shpreson se kjo do të sjellë ndërgjegjësimin e njerëzve rreth vaksinimit dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë largime nga puna.
Sllovenia paraqitet si një ndër vendet me popullsinë më pak të vaksinuar në BE, ku nga 2 milionë banorë, vetëm 45 për qind e tyre janë vaksinuar.
Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, qeveria vendosi që qytetarët të paraqisnin certifikatë vaksinimi për të hyrë në dyqane apo vendet e punës. Si rrjedhojë, ditën e mërkurë në vend u organizuan protesta kundër masave të reja, por policia përdori gaz lotsjellës për të ndalur protestuesit.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.