
Militantët e Partisë Demokratike pasi kanë bllokuar makinën e dyshuar
DIBËR– Një automjet në Maqellarë të Dibrës, është bllokuar ditën e sotme nga qindra qytetarë, për shkak se mendohet se brenda makinës kanë qenë dy të rinj që po blinin vota në këtë zonë.
Rasti është denoncuar nga kandidati i PD, Luan Haka. Në Maqellarë ndodhen kandidatët e Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu.
Simpatizantët e PD kanë mbajtur të bllokuar makinën sëbashku me personat brenda derisa erdhi policia.
Personi që po filmonte çdo gjë live dëgjohet që thotë se ka “topa me 50-çe”.
Mjeti së bashku me personat në të u kontrolluan fizikisht nga policia dhe në kroskotin e makinës u gjetën një sasi e konsiderueshme parash si dhe shumë karta identiteti.
Prokurorja vendosi sekuestrimin e makinës e parave si dhe arrestimin e personave.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.