VIDEO/ Shikoni festimin e mbrojtësit të Kukësit para se Milunovic të shënonte gol

Koha e leximit52 sekonta

Kukësi ditën e djeshme arriti të merrte një fitore shumë të rëndësishme kundër Egnatias me shifrat 2-0, sfidë e luajtur në stadiumin e Laçit.

Golat e sfidës janë shënuar nga Edi Basa dhe Milunovic, të cilët janë dhe 2 nga 4  golashënuesit më të mirë të kampionatit këtë sezon që me golat e tyre kanë arritur të bëjnë diferencën.

Interesant është fakti që çdo herë që kanë arritur të shënojnë këto dy lojtarë skuadra e Kukësit arrin të dali triumfuese nga fusha.

Në sfidën kundër Egnatias, në momentin që është shënuar goli i dytë nga Milunovic një detaj shumë interesant ka rënë në sy.

Mbrojtësi i Kukësit, Edison Ndreca ka nisur të festojë golin akoma pa shënuar sulmuesi i verilindorëve i cili e ka parandje se shoku i skuadrës do e nderonte.

Në fund festa ishte e gjitha për të, i cili vazhdoi të vraponte te autori i golit për të festuar së bashku.

The post VIDEO/ Shikoni festimin e mbrojtësit të Kukësit para se Milunovic të shënonte gol appeared first on Abc News.

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post “Doracaku për Çamërinë”, Nexhat Merxhushi, i mbijetuari nga genocidi flet me fakte historike
Next post Aheng e valle, afganët festojnë bashkë me shqiptarët festat e nëntorit (VIDEO)