
Gjyqtarja Enkeleda Kapedani dhe Don Xhoni
Emri i kryetarjes së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, është përfolur shumë në media për videot e realizuara prej saj në ambjentet e gjykatës, të cilat janë bërë virale.
Në videot e postuara në rrjetin e saj social “Tik Tok”, ajo shihej duke ‘modeluar’ dhe ‘sfiluar’ në Gjykatë. Në një video tjetër gjyqtarja shfaqet duke dëgjuar këngën “Maffia” të Don Xhonit.
Pas gjithë asaj buje në media ka ardhur dhe reagimi i Don Xhonit. Ai ka postuar në “Instastory” videon e gjyqtares dhe e ka shoqëruar me një emoji që mendohet.
Më pas ka postuar dhe një video të tij, ku e shoqëron me fjalët “Gjej dikë më të fuqishëm se unë… po pres”.
Pas publikimit të videove të gjyqtares, Inspektori i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e një hetimi disiplinor ndaj saj, ndërkohë Ministrja e Drejtësisë kërkoi ti hetohet pasuria.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.