
Vijojnë ditët pas asnjë viktimë nga COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit raportohen vetëm 2 raste të reja infektimi
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka raportuar situatën e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Vijon të mos ketë asnjë viktimë të koronavirusit në vend, ndërkaq numri i të infektuarve ka zbritur në 2 persona.
Lajmi i mirë është se duket sikur vera do të sjellë dhe fundin e pandemisë. Gjithsej janë kryer 3593 testime dhe vetëm 2 persona kanë rezultuar pozitivë, një person nga Lezha dhe një nga Tirana.
Në spitalet COVID aktualisht po trajtohen 28 pacientë, nga të cilët 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Sot kanë fituar betejën me COVID-in, 29 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.
Përpara disa ditësh në mbledhjen e zhvilluar nga Komiteti Teknik u vendos shtyrja e orës policore dhe heqja e maskës në ambientet e jashtme duke shtuar shpresat e qytetarëve për zhdukjen e virusit.
Statistika (5 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 29
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,593
Testime totale 736,591
Raste pozitive 132,374
Raste të shëruara 129,627
Raste Aktive 296
Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 80
Shkodër 60
Korçë 41
Berat 35
Lezhë 25
Elbasan 18
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 4
Kukës 4
Fier 4
Dibër 3
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.