Vrasja e Klodian Rashës, shtyhet përsëri seanca për Nevaldo Hajdarajn

Koha e leximit44 sekonta

TIRANË– Shtyhet përsëri seanca gjyqësore e Nevaldo Hajdarajt, i akuzuar për vrasjen e të riut, Klodian Rasha, për shkak të mungesës së një prej gjyqtarëve të trupës gjykuese.

Seanca e radhës u caktua më 14 korrik ora 13:00.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vjet burgim për ish-efektivin, por akovati i tij kërkoi gjykim të shkurtuar, i cili u pranua nga Gjykata. Tashmë ai do të duhet të kryejë dënimin për 13 vite e 4 muaj.

Hajdaraj akuzohet për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit gjatë orarit të orës policore. Në dëshminë e tij, ai deklaroi se Rasha ishte i armatosur dhe e kishte kërcënuar, ndaj ai e kishte qëlluar.

Kjo ngjarje solli reagime të shumta tek qytetarët dhe u shoqërua me protesta. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen, ndërsa kryeministri Rama, si dhe presidenti Meta, vizituan banesën e të riut.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Amarda Toska tregon se kur do të rikthehet në ekran dhe pse nuk e pranoi rolin që Ermali i propozoi në filmin e tij
Next post Prokurorët e New York akuzojnë kompaninë e Trump për mashtrim dhe korrupsion për përfitime financiare