
Caroline Crouch me bashkeshortin dhe foshnjen
KRETË– Vrasja e 20-vjeçares britanike në Greqi ende vijon të mbetet një mister.
Raundi i parë i analizave të ADN-së së Caroline Crouch ka përfunduar, por nuk ka dhënë rezultat. Në thonjtë e saj nuk është gjetur asnjë gjurmë ADN-je.
Gjithashtu as nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë nuk është siguruar asnjë provë konkrete, pasi ato nuk e kanë kapur momentin kur autorët e ngjarjes janë larguar me automjetin e tyre.
Edhe pse policia dhe grupi hetimor po përpiqen të zbardhin ngjarjen, ajo vazhdon të mbetet ende një mister. Ata tashmë janë rikthyer përsëri në vendngjarje për të hetuar më tej për gjetjen e provave.
Kujtojmë se 20-vjeçarja u vra nga një grup grabitësish, të cilët hynë brenda shtëpisë së saj mëngjesin e së martës, e torturuan dhe e vranë. Crouch u gjet e pajetë në papafingo, pranë krevatit të foshnjes së saj 11 muajshe, ndërsa bashkëshorti i saj u gjet i lidhur pas një karrigeje.
Vdekja e së resë ka ardhur si pasojë e mbytjes. Autorët kishin grabitur stoli me vlerë rreth 21 mijë paund dhe 13 mijë paund “cash”.
Mediat greke bënë me dije se autoritetet dyshojnë se i përfshirë në krim ka qenë edhe bashkëshorti i vajzës, 32-vjeçari Babis Anagnostopulos. Pikëpyetjet janë ngritur nga deklatat e tij në polici, si dhe nga mos gjetja e asnjë prove për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor përjashton mundësinë që grabitësit të jenë aq të organizuar dhe aq të “zgjuar’ në veprimet e tyre sa mos të lënë asnjë gjurmë.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.