
“Vuan nga sëmundje kardiake”, u arrestua nga SPAK, Fatos Tushe kërkon lirimin: Jap garanci pasurore
TIRANË– I arrestuar nga SPAK për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të kërkuar lirimin nga burgu.
Avokati mbrojtës i tij ka deklaruar se Tushe vuan nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akte, alergji ndaj disa ushqimeve si dhe problemet me mushkërine, ndaj e ka të pamundur të qëndrojë në qeli. Gjithashtu Tushe deklaron se nuk është një person i rrezikshëm dhe pranon të japë një garanci pasurore me kusht që të lirohet.
Ish-kryebashkiaku, Fatos Tushe u arrestua nga SPAK për abuzimin me një tender me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës. Ai u arrestua në zyrën e tij, ndërsa bashkë më të u vunë në pranga edhe 8 zyrtarë të bashkisë Lushnje dhe 2 biznesmenë.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.