
Vuante nga një sëmundje në zemër, ndahet nga jeta poeti dhe kineasti Petrit Ruka
TIRANË– Eshtë ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka.
Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe familjarë të tij. Ruka prej shumë kohësh vuante nga një sëmundje në zemër.
Ai njihet si një nga poetët më t mirë dhe ka marrë titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
“Ndahet nga jeta Petrit Ruka pas nje semundje te pasherueshme, Petriti ky tepelenas i shquar na la nje boshllek te madhe ne gjithe Laberin e me tej , poet, publiciste, skenograf i shquar nje nga shkrimtaret me te mire te letersise shqipe, nje patriote e devotshem sot fjalet per ty nuk mbarojne.
Lamtumire o njeri i mire, do kujtohesh perhere nga te gjithe, per vepren e madhe qe le. Varrimi eshte sot ne Tirane date 06/07/2021 ne oren 13.00 ne Tufine, nisja behet nga Agjensia funerale Alba 2000 tek Medreseja”, shkruajnë miqtë në faqen “Rreth i Tepelenës”.
Ai ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954.
Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005.
Ruka u bë i njohur me vëllimin poetik “Atdheu fillon tek zemra”, i cili mori çmimin kombëtar në vitin 1983. Prej atëherë ai ka botuar mbi 10 vëllime të tjera me poezi dhe disa dhjetëra skenarë filmash, dokumentarë e monografi. Ka realizuar me shumë se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.