Vuçiç vaksinohet me vaksinën kineze Sinopharm

Koha e leximit40 sekonta

BEOGRAD– Në kuadër të vaksinimit kundër COVID–19, Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç, është vaksinuar me vaksinën kineze Sinopharm.

“E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm.  Faleminderit punonjësve tanë të shkëlqyeshëm shëndetësorë. Faleminderit vëllezërve tanë kinezë”.

Vaksinimi i Vuçiç ishte shtyrë disa herë dhe kjo ka bërë që spekulimet të thonin se ai nuk beson tek vaksinat ose që ishte vaksinuar në mënyrë të fshehtë kohë më parë.

Serbia ka qenë e para që ka filluar vaksinimin me vaksinën kineze Sinopharm dhe vaksninën ruse Sputnik V dhe pse këto vaksina nuk janë miratuar ende nga rregullatorët e barnave të BE.

Ndërkohë  Serbia mban nivelet më të larta të vaksinimit në Europë, duke arritur të vaksinojë mbi 1.5 milion qytetarë.

Gjithashtu Serbia ka bërë të mundur që në vend të vaksinohen dhe të huajt.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Rama, batuta për robotin “Nao”: Me dy gishta dhe ky?
Next post VIDEO/ Shpëtohet ekuipazhi i anijes që mbeti mes dallgëve në det të hapur