Xhaxhai i 15 vjeçares së përdhunuar në Mirditë: Vajza ka qenë në gjendje kritike, ka dashur të vrasë veten

Koha e leximit57 sekonta

MIRDITË– Xhaxhai i 15-vjeçares së përdhunuar nga 5 persona ka dhënë një deklaratë për mediet ku ka folur rreth ngjarjes.

Ai ka thënë se vajzën e kanë droguar, e kanë përdhunuar dhe e kanë kërcënuar ndërsa shton se në momentin që është përdhunuar, nuk ka pasur asnjë ndjenjë njerëzore. Xhaxhai i saj shprehet se 15-vjeçarja po merr ndihmë nga psikologë, ka qenë në një gjendje tepër të rënduar dhe ka dashur të vrasë veten.

‘Jam xhaxhi i vajzës. Na ka pikëllue nga ka brengosur, na ka marrue ato që kanë bërë atë përdhunim me një 14-vjeçare, që pasi e kanë droguar e kanë shantazhuar dhe mbrapa i kanë vënë edhe pistoletën në kokë. Vajza është në klasën e 9 e kanë nxjerr nga këto fshatrat e kanë përdhunuar, që me datën 7 ka filluar kjo. Ajo fëmijë, ajo në momentin që është përdhunuar nuk ka pasur asnjë ndjenjë njerëzore. Tani është në Tiranë dhe po ndihmohet me psikologët, tani është më mirë, por ka qenë në gjendje kritike, ka dash me vra veten ka dash me var veten!’- tha ndër të tjera xhaxhai i të miturës.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Ministria e Shëndetësisë raporton situatën e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit
Next post Shtetasi maroken denoncon policët në Durrës: Më kanë rrahur, kam familje, dua telefonin