Xhudistja kosovare fiton Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Koha e leximit36 sekonta

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka triumfuar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” duke fituar Medaljen e Artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në finale ajo u përball me japonezen Funa Tonaki, të cilën e mposhti duke u shpallur fituese.

Krasniqi ka fituar ndeshjen e parë me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria u ndesh me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposhtë gjithashtu.

Kjo është medalje e dytë olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të Artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Loredana dhe Mozzik vendosin të dhurojnë buxhetin e videoklipit të tyre më të ri për fëmijët në nevojë
Next post Nënë e bijë dyshohet se kanë vrarë të “parin e shtëpisë” në Klos (DETAJE)