“ZanIN”/ Në një event plot me emocion, këngëtarja shqiptare prezanton albumin e saj më të ri

Koha e leximit1 minuta, 21 sekonta

TIRANË– Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ka publikuar dhe prezantuar ditën e djeshme në një event, mini albumin e saj më të ri, me titull “ZanIN”.

“Zanin”, “Hajmali”, “Jam Betu”, “Amore” dhe “Kënga jonë” titullohen veprat që janë pjesë e mini albumit, të cilat janë publikuar në kanalin e saj në Youtube.

Eventi u mbajt në Teatrin e Operas dhe Baletit.  Pjesë e eventit ishin shumë figura të njohura publike, por një ndër të ftuarit specialë ishte dhe Riccardo Cocciante, trajneri i saj në “The Voice Italy”. Pas fitores së saj në “The Voice Of Italy”, ai e ka mbështetur dhe e ka vlerësuar këngëtaren shqiptare për talentin e saj.

“ZanIn” është projekti im më i ri muzikor me 5 këngësh dhe 5 klipe të punuara me aq dashuri dhe me aq përkushtim nga bashkëpunëtorët më të mirë që mund të kisha. Ata janë Elgit Doda, Kledi Bahiti dhe Alban Kondi, të cilët janë bashkuar për herë të parë për të punuar në këtë projekt dhe për mua kanë bërë një mrekulli. Ajo që e ka kurorëzuar këtë projekt me disa video perla është Ajola Xoxa. Nuk mund t’i jepja një emër tjetër këtij projekti përveçse “ZanIn” sepse zëri më përfaqëson në çdo qelizë, në çdo pjesë të asaj që jam, në çdo vend, në çdo kohë ku unë kam udhëtuar. Sonte vendosa të ndaloja në Tiranë, aty ku gjithçka nisi”, tha Elhaida Dani.

E ftuar ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila u shpreh krenare për punën e Elhaidës, të cilën e cilësoi si një nga ambasadoret më të mira të Shqipërisë në botë.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Lëkundje e tërmetit “shkundin” vendin! Epiqendra në verilindje të Tiranës
Next post COVID-19 nuk di “të ndalet”! Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja