Zbulohet shkaku i zjarrit në qendrën tregare ku humbi jetën Arjan Sala

Koha e leximit37 sekonta

TIRANË– Pas ekspertizës, ekspertët e shërbimeve zjarrëfikëse kanë dal në përfundimin se shkaku i zjarrit në magazinën e qendrës tregtare ka qenë shkëndija elektrike e një neoni të vjetër.

Përgjigjja e ekspertizës është dërguar në Prokurorinë e Tiranës 10 ditë më parë, e cila po kryen hetimet. Gjithashtu prokuroria ka marrë një ekspert të pavarur që do të kontrollojë nëse kabujt elektrik ishin apo jo të amortizuar.

Pronari i qendrës tregtare është gjobitur me 2 milionë lekë për shkak se nuk kishte marrë masa për mbrojtjen nga zjarri.

Në 24 mars magazina u përfshi nga flakët e shumta. Përveç humbjeve të mëdha materiale, humbi jetën shtetasi Arjan Sala, i cili bëri një akt heroik duke shpëtuar personat e tjerë që ndodheshin aty.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Apple akuzohet për shkelje të politikave për konkurrencë
Next post India mban rekord global infektimesh me COVID-19, nuk ka vende për djegien e trupave