
Zëdhënësja e PD-së publikon pamjet nga pediatria: Kushte skandaloze, sapo u plagos një fëmijë nga rënia e tavanit
Koha e leximit43 sekonta
TIRANË– Zënëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar ditën e sotme shembjen e suvasë në Spitalin Pediatrik të Tiranës.
Në një postim në “Facebook”, ajo ka publikuar pamjet dhe kushtet skandaloze në të cilat ndodhet spitali i pediatrisë në Tiranë. Në fotot e postuara prej saj, duken qartë kushtet e vështira të spitalit. Ajo tha se ditën e sotme sapo është pagosur një fëmijë nga rënia e tavanit.
Zhupa bën thirrje të nisë menjëherë hetimi dhe të vihen para drejtësisë ata që rrezikojnë jetët e fëmijëve.
“1 qershori ne Pediatrine Tirane! Kushtet e spitaleve skandaloze te shendetesise rrezikuan edhe jeten e femijeve. Tani ne spitalin e pediatrise sapo u plagos nje femije nga renia e tavanit. Duhet hetim dhe venia para drejtesise te atyre qe rrezikojne jeten e femijeve pikerisht ne vend ku duhet te shpetojne jeten dhe shendetin”, shkruan Zhupa.

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.