
Lulzim Basha
TIRANË– Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha ka kërkuar ngritjen e 3 komisioneve hetimore.
Ai tha se këto komisione hetimore do të ngrihen për zgjedhjet e 25 prillit, që sipas tij kanë rezultuar me mashtrime, për çështjen Becchetti, që do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro dhe për Inceneratorët, një aferë kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të Shqipërisë.
“Prioritare ngritja e tre komisioneve hetimore.
1- Komision hetimor për masakrën zgjedhore që u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR. Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës.
2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.