2 automjete përplasen në by-passin Fier-Levan dhe përfundojnë në kanal, plagosen nënë e bijë

Koha e leximit57 sekonta

FIER– 2 automjete janë përplasur ditën e sotme në by-passin Fier-Levan, ku si pasojë, 3 gra kanë mbetur të plagosura.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në vendin e quajtur “Pojan”. Automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. T dhe automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin I. T, ishin nisur drejt qytetit të Vlorës. Pas përplasjes, ata kanë dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor pranë rrugës dhe duke shkaktuar plagosjen e 3 personave.

Mësohet se të lënduarat janë nënë e bijë dhe një grua tjetër. Tashmë ato po marin ndihmën mjekësore në Spitalin Fier dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:45, në bypass-in e Fierit, në vendin e quajtur “Pojan”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. T., është përplasur me automjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasin I. T, ku për pasojë të dy automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët po marin ndihmën mjekësore në Spitalin Fier pa probleme për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Ermal Meta konfirmon datën e koncertit në Tiranë, biletat do të jenë falas
Next post Eksekutohet në makinë 25-vjeçari në Vlorë, dyshohet të jetë nxjerrë në pritë! Babai i të riut: Nuk dinim të kishte konflikte