Situata e COVID-19 në vend: 449 raste të reja, 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Koha e leximit1 minuta, 43 sekonta

TIRANЁ– Ministria e Shëndetësisë sapo ka bërë të ditur statistikat për 24 orët e fundit të COVID–19.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 449 qytetarë nga 3012 testime të kryera dhe kanë humbur jetën 8 persona.

Viktimat janë regjistruar në këto qytete:

2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça, të moshave 35-74 vjeç.

 Rastet positive me COVID–19 janë regjistruar në këto bashki:

132 raste në Tiranë, 36 raste në Korçë, 24 raste në Durrës, 21 raste në Berat, 20 raste në Shkodër, 17 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Devoll, 10 raste në Kurbin, Pogradec, Gramsh, 9 raste në Malësi e Madhe, 8 raste në Kavajë, Vlorë,  Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Krujë, Lezhë, Lushnjë, Ura Vajgurore, 5 raste në Krujë, 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Peqin, Dropull, 3 raste në Delvinë, Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Divjakë, Kuçovë, Vorë, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Tropojë, Selenicë, Belsh, Dibër, Bulqizë, Libohovë.

Ndërkohë që janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,349 që nga fillimi i pandemisë.

Në spitalet COVID–19 janë të shtruar  343 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 10 pacientë janë në intubim.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 2900 vaksinime, ndërsa që nga fillimi I vaksinimit në vendin tonë janë kryer 62,248 vaksinime në total.

Statistika (26 mars 2021)

Raste të reja ditore      449

Të shëruar në 24 orë    589

Të shtruar në spitale     343

Humbje jete në 24 orë  8

Testime ditore              3012

Testime totale            545,244

Raste pozitive            123,216

Raste të shëruara        88,349

Raste aktive                32,675

Humbje jete                  2192

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     22357

Fier         2592

Durrës     1386

Vlorë       1272

Shkodër   1217

Gjirokastër  1250

Korçë     774

Lezhë     549

Elbasan  427

Kukës    355

Dibër     322

Berat     174

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Merret vendimi, Qeveria shtyn afatin e kartave të indentitetit
Next post Vazhdon kërkimi për heroin e “Casa Italia”, Arjan Sala