Vazhdon kërkimi për heroin e “Casa Italia”, Arjan Sala

Koha e leximit39 sekonta

TIRANЁ– Vazhdon prej 48 orësh zjarri në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”, ku brenda saj ka mbetur punonjësi i sigurisë Arjan Sala.

Arjan Sala shkoi për të nxjerrë punonjësit nga magazina dhe për të shuar zjarrin, menjëherë pasi konstatoi se kishte rënë zjarr.

Pavarsisht kërkimeve dhe ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse akoma nuk dihet fati i punonjësit, i cili dyshohet se ka ngelur mes flakëve duke u munduar ti shuajë ato.

Zjarrfikset po përballen me flakët prej 2 ditësh, në ndihmë të tyre kanë mbërritur dhe forcat zjarrfikëse të aeroportit të Rinasit, të cilët po mundohen të vendosin në kontroll zjarrin që ka pushtuar magazinën.

Shkak i zjarrit në këtë magazinë dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë që pritet konkluzioni nga ekspertët mbi ngjarjen pasi të shuhen flakët.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Situata e COVID-19 në vend: 449 raste të reja, 8 humbje jete në 24 orët e fundit
Next post Klavio Karuni pranon abuzimin e 43-vjeçares me probleme mendore